Forcat e armatosura të Izraelit (IDF) kanë publikuar pamjet më të cilat pretendojnë se shfaqin bllokadën e konvojit të civilëve nga ana e Hamasit, derisa ata po tentonin të evakuoheshin nga veriu i Gazës.
Ndryshe, ushtria izraelit ka paralajmëruar banorët e pjesës veriore të Rripit të Gazës, që të largohen me qëllim që të mund të fillojnë ofensivën kundër militantëve të Hamasit, transmeton Telegrafi.
The IDF has posted drone footage of Hamas attempts to block residents of Gaza City from evacuating south, including setting up physical roadblocks pic.twitter.com/HNOjzOPUVv
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) October 14, 2023
Në anën tjetër, Hamasi i ka bërë thirrje banorëve të qëndrojnë, kurse sipas izraelitëve militantët po i ndalojnë banorët të largohen duke i përdorur si mburojë të gjallë – gjë që Hamasi e ka mohuar kategorikisht.
IDF-ja ka publikuar pamje nga droni, që pretendon se shfaq bllokadat fizike të Hamasit që janë vendosur në rrugën që po e frekuentonte konvoji i civilëve që duan të largohen nga pjesa veriore e Gazës.
“Hamasi po i ndalon dhunshëm civilët që evakuohen në drejtim të jugut të Gazës”, thuhet në kumtesën e IDF-së.
This is real.
Hamas is forcefully preventing their civilians from relocating to southern Gaza for their own safety. pic.twitter.com/ykw3YwC3mG
— Israel Defense Forces (@IDF) October 14, 2023
“Kemi dëshmi që Hamasi po vendosë pengesa në rrugë për të parandaluar largimin e civilëve palestinezë që të evakuohen nga veriu në jug të Gazës. Hamasi krenohet me këtë që po i vë në rrezik civilëve dhe është përgjegjëse për çdo viktimë civile”, u tha ndër tjera.
E kreu i Hamasit mbrëmë njoftoi se palestinezët nuk do të largohen nga Gaza apo Rripi i Gazës për të shkuar në Egjipt.
“Kemi vendosur të qëndrojmë në tokën tonë”, tha Ismail Hani në një paraqitje televizive. /Telegrafi/