Site icon Telegrafi

Izraeli publikon fotografitë: Këto janë forcat speciale që hynë në spitalin më të madh në Gaza

Forcat Mbrojtëse së Izraelit (IDF) kanë publikuar fotografi që pretendojnë se tregojnë një operacion nga forcat speciale në spitalin Al Shifa, spitali më i madh i Gazës.

Fotografitë e natës tregojnë forcat speciale me syze termike. Ushtria izraelite mëngjesin e sotëm se po kryen një operacion “të saktë dhe të shënjestruar” në spitalin Al Shifa, duke shtuar se në kompleksin spitalor ishin futur me forca tokësore dhe tanke, transmeton Telegrafi.

Në njoftimin për media, ata shtuan se në spital kanë sjellë mjete mjekësore, ushqim për fëmijë dhe inkubatorë. Autenticiteti i fotografive të publikuara nga IDF nuk është konfirmuar ende.

Lexo po ashtu “Të gjithë meshkujt mbi 16 vjeç, duart lart”, ushtarët izraelitë shtien në ajër – urdhërojnë palestinezët të dalin në oborrin e spitalit

Izraeli pretendon se Hamasi po e përdor spitalin për qëllime ushtarake, ndërsa grupi islamik, përgjegjës për masakrën e rreth 1,400 izraelitëve pesë javë më parë, thotë se kjo nuk është e vërtetë.

Hamasi pretendon se janë 650 pacientë në spital dhe nga 5 deri në 7 mijë civilë, për të cilët thonë se janë “të rrethuar” dhe “nën zjarrin e vazhdueshëm të snajperëve dhe dronëve izraelitë”.

Grupi islamik pretendon gjithashtu se 40 pacientë, përfshirë tre foshnja, vdiqën në spital në ditët e fundit për shkak të mungesës së karburantit, ujit, ushqimit dhe furnizimeve mjekësore. /Telegrafi/

Exit mobile version