Ministria izraelite e mbrojtjes publikoi pamjet që demonstrojnë atë që thotë se është sistemi më i fundit dhe më i avancuar i mbrojtjes raketore i quajtur “Arrow” apo “Shigjeta”.
Pamjet si duket tregojnë momentin e lansimit të raketave për të kapur me sukses një objektiv që lëviz drejt Izraelit mbi Detin e Kuq, transmeton Telegrafi.
Ushtria izraelite deklaroi të martën (14 nëntor) se kishte përdorur sistemin “Arrow” për të kapur një raketë në afërsi të Detit të Kuq pasi sirenat e sulmit ajror kishin rënë në qytetin port jugor të Eilat.
Siç raportohet, predha nuk kaloi në territorin izraelite dhe ushtria nuk tregoi se kush e kishte shkrepur atë. /Telegrafi/