Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) pretendojnë se kanë vrarë kreun e njësisë raketore antitank të Hamasit.
Në një deklaratë, IDF tha se Muhamed A’sar u vra në një sulm me raketa, raporton skynews.
“A’sar ishte përgjegjës për të gjitha njësitë e raketave antitank të Hamasit në të gjithë Rripin e Gazës, komandonte njësitë në mënyrë rutinore dhe ndihmoi aktivitetet e tyre në raste emergjente”, thuhej në një deklaratë.
The IDF eliminated the head of Hamas anti-tank forces in the Gaza Strip, Muhmed Atsar. pic.twitter.com/0fvQYbqKve
— NEXTA (@nexta_tv) November 1, 2023
“Nën komandën e tij, u kryen sulme të shumta me raketa antitank kundër civilëve dhe ushtarëve të IDF”, thuhet më tutje.
IDF publikoi gjithashtu një video që tregon goditjen, e cila, ashtu si vetë raporti, nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.
Ndryshe, Izraeli ka vazhduar me sulme në Rripin e Gazës pas sulmit të papritur të Hamasit në Izrael. /Telegrafi/