Site icon Telegrafi

Izraeli pas tetë ditësh luan ndaj Kosovës në Prishtinë, por ndeshja ndaj Zvicrës tashmë është në pikëpyetje

Pas sulmeve me raketa në Izrael, tashmë ka lindur pyetja nëse ndeshja e ardhshme kualifikuese e Kampionatit Evropian ku përballen Izraeli dhe Zvicra në Tel Aviv a do të zhvillohet, apo do të shtyhet, pasi ajo ndaj Kosovës nuk është në rrezik. 

Në këto kushte, është vënë në pikëpyetje të madhe edhe zhvillimi i ndeshjes që ishte i planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e 12 tetorit në Tel Aviv, një nga qytetet që ishte objektiv i sulmit me raketa nga Hamasi.

Federata e Zvicrës ka deklaruar se është në kontakt të vazhdueshëm me homologët e saj në Izrael dhe UEFA-n, që do ta thonë fjalën e fundit në lidhje me zhvillimin ose jo të ndeshjes, shkruan Blick.

“Me keqardhje të madhe kemi marrë parasysh situatën në Izrael dhe sulmet me raketa gjatë natës. SFV është në kontakt me UEFA-n, Fedpol-in dhe Ambasadën e Zvicrës në Izrael”, thuhet në komunikatën e Federatës Zvicerane të Futbollit ku shtohet se UEFA do të vendos për këtë gjë.

Lexo po ashtu Shumë viktima, të plagosur, pengje dhe të zhvendosur - gjithçka ndodhi në 33 ditë, që nga fillimi i luftimeve izraelito-palestineze më 7 tetor

Natyrisht situate është alarmante dhe në këto kushte është e vështirë që Izraeli të marrë përsipër organizimin e ndeshjes.

Në anën tjetër për momentin nuk ka asnjë dyshim mbi organizimin e ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar për t’u luajtur më 15 tetor në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/

Exit mobile version