Ushtria izraelite njoftoi sot se ka qëlluar me tanke në territorin e Sirisë, në shenjë paralajmërimi, pasi ushtria siriane kishte filluar ndërtimet përgjatë kufirit me Izraelin.
Ushtria e Izraelit pretendon se Siria shkeli një marrëveshje armëpushimi të vitit 1974, duke përdorur makineri të rënda për të siguruar një fortifikim ushtarak mbi lartësitë e Golanit, në një zonë të çmilitarizuar midis dy shteteve. /KP/