Izraeli realizoi bombardime të reja në Gaza këtë mëngjes.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të paktën 24 palestinezë – përfshirë nëntë fëmijë – u vranë, shumica nga sulmet ajrore, njoftuan zyrtarët shëndetësorë në Gaza.
Izraeli tha se të paktën 15 nga të vdekurit ishin militantë, duke shtuar se gjashtë civilë izraelitë ishin plagosur pasi Hamasi lëshoi më shumë se 200 raketa.
Por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi se luftimet mund të “vazhdojnë për ca kohë”, duke pretenduar se Hamasi kishte “kaluar një vijë të kuqe” duke lëshuar raketa në drejtim të Izraelit.
Israeli strike this morning against the Hattin site in southern #Gaza pic.twitter.com/otO8R6uGiE
— Michael A. Horowitz (@michaelh992) May 11, 2021
Nënkoloneli Jonathan Conricus, një zëdhënës ushtarak izraelit, u tha gazetarëve këtë mëngjes se ata ishin në ‘fazat e hershme’ të sulmeve kundër objektivave në Gaza të cilat ishin planifikuar për një kohë të gjatë.
Dhuna ndërkufitare është nxitur nga dëbimet e Izraelit ndaj komuniteteve myslimane që jetojnë në Jerusalemin lindor që çuan në trazira gjatë fundjavës, me qindra të plagosur të hënën ndërsa policia e trazirave gjuajti plumba gome dhe lëshoi gaz lotësjellës.
IDF International Spokesperson @LTCJonathan Conricus gives an update on the situation in Israel tonight: pic.twitter.com/utL1xdCuwa
— Israel Defense Forces (@IDF) May 10, 2021
Kritikët thonë se masat e rënda të policisë ndihmuan në nxitjen e trazirave të natës, duke përfshirë një vendim për të mbyllur përkohësisht një vend popullor të mbledhjes së natës, ku banorët palestinezë do të takoheshin pas lutjeve të mbrëmjes.
Një tjetër pikë e ndezur ishte lagja e Jeruzalemit e Sheik Jarrah, ku dhjetëra palestinezë janë nën trajtimin e dëbimit nga kolonët hebrenj. /Telegrafi/