Site icon Telegrafi

Izraeli nuk po negocion me Hamasin për lirimin e pengjeve të shteteve të tjera

Izraeli nuk do të shkëmbejë të burgosurit palestinezë me pengje joizraelite.

Kështu ka thënë një zyrtar i lartë izraelit për NBC News, ku ka zbardhur edhe disa detaje.

Vendet e tjera do të duhet të negociojnë për lirimin e qytetarëve të tyre, tha zyrtari që foli në kushte anonime, raporton skynews.

Lexo po ashtu Biden: Marrëveshja për lirimin e pengjeve është shumë, shumë afër

Sidoqoftë, shtetasit e dyfishtë, ata që kanë nënshtetësi izraelite së bashku me një vend tjetër, u përfshinë në marrëveshjen e mundshme të Izraelit.

Kujtojmë se i njëjti burim dha detaje e para rreth një marrëveshje të mundshme me Hamasin, e cila pritet të miratohet nga qeveria e Izraelit.

Ata thanë se do të lironin 50 gra dhe fëmijë nga Hamasi në këmbim të 150 të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli, gjithashtu të gjithë gra dhe fëmijë. /Telegrafi/

Exit mobile version