Site icon Telegrafi

Izraeli njofton se vetëm gjatë sulmeve të fundit janë eliminuar dhjetëra luftëtarë të Hamasit

Forcat izraelite kanë vrarë dhjetëra luftëtarë të Hamasit në Rripin e Gazës vetëm gjatë 24 orëve të fundit, kanë njoftuar zyrtarët ushtarak të Izraelit.

Në qytetin jugor të Khan Younis, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë eliminuar 20 militantë të Hamasit gjatë luftimeve dhe sulmeve ajrore.

Objektet ushtarake të grupeve rebele janë shkatërruar në operacionet e synuara dhe një numër i pacaktuar i luftëtarëve të tyre janë kapur, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se izraelitët kanë paralajmëruar banorët e fshatit më jugor Rafah për sulmet e mundshme, andaj ata nuk ndodheshin aty gjatë operacionit.

Megjithatë, një numër i paspecifikuar i civilëve janë plagosur gjatë sulmeve në kullën Al-Masri.

Gjithsej 82 palestinezë kanë vdekur vetëm në 24 orët e fundit, duke e dërguar totalin e të vdekurve që nga fillimi i luftës në 30,960.

Shifrat e viktimave nuk bëjnë dallim midis civilëve dhe luftëtarëve të armatosur, por thuhet se 70 për qind e tyre janë gra, fëmijë, dhe të moshuar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version