Kabineti izraelit miratoi tri masa për të rritur ndihmën në Gaza, tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu në një deklaratë të premten.
“Izraeli do të mundësojë furnizimin e përkohshëm të ndihmës humanitare përmes kalimit Ashdod dhe Erez, dhe një rritje të ndihmës jordaneze përmes kalimit Kerem Shalom”, thuhet në deklaratë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Njoftimi vjen pasi një zyrtar izraelit i tha CNN të enjten se kabineti i sigurisë kishte miratuar rihapjen e kalimit Erez dhe përdorimin e portit të Ashdod.
Kalimi Erez, midis Izraelit dhe Gazës veriore, është mbyllur që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor.
Shtëpia e Bardhë përshëndeti të enjten vendimin e Izraelit për të hapur pikat e reja të hyrjes, duke thënë se masa erdhi me kërkesë të presidentit Joe Biden pas një telefonate me Netanyahun.
Kombet e Bashkuara e përshkruan zhvillimin si “lajm pozitiv”, por shtuan se “duhet të shihet se si do të zbatohet”. /Telegrafi/