Shtëpia e Bardhë planifikon të miratojë shitjen e armëve në vlerë prej 320 milionë dollarë për izraelitët, shkruan Wall Street Journal.
Informacionet e të përditshme amerikane i ka transmetuar Times of Israel që thekson se kompania izraelite Rafael që punon për ministrinë e Mbrojtjes, do të sigurojë armë nga kompania amerikane Rafael USA, transmeton Telegrafi.
Thuhet se Kongresi amerikan më 31 tetor është informuar për shtijën e bombave “rrëshqitëse” SPICE (Smart, Precise Impact, Cost-Effective).
Këto sisteme janë dizajnuar “padrejtuar” në raketa të “drejtuara” nga sistemi i navigimit GPS.
Në kuadër të marrëveshjes së kontraktuar ofrohet mbështetje teknike, montimi i bombave, testimi dhe teknologji të tjera ushtarake.
Në faqen e internetit “Rafael” thuhet se këto sisteme të armëve mund të shndërrojnë bombat e zakonshme të destinuara për të depërtuar në pengesa, një armë precize me rreze veprimi nga 60 deri në 100 kilometra. /Telegrafi/
🚨 The US government intends to approve over 320 million US dollars worth of an arms deal between the US and Israel, the deal refers to smart bombs, specifically the SPICE series, including Spice 1000,2000, and 250 smart bombs. pic.twitter.com/ro2mgY4jgV
— MilitaryPOV (@MilitaryPOV) November 7, 2023