Autoritetet izraelite kanë liruar 39 të burgosur palestinezë, në mesin e të cilëve 6 gra dhe 33 fëmijë dhe të moshës së adoleshencës, ka njoftuar agjencia palestineze e lajmeve WAFA.
Të burgosurit e liruar janë dërguar tek familjet e tyre në lindje të Jerusalemit dhe në Bregun Perëndimor, transmeton Telegrafi.
Ky hap është rezultat i marrëveshjes së arritur mes Hamasit dhe Izraelit, ku militantët e Hamasit fillimisht liruan pengjet izraelite në Gazë ku më pas pasoi lirimi i të burgosurve palestinezë nga ana e autoriteteve izraelite.
Egjipti, SHBA dhe Katari kanë ndërmjetësuar për armëpushimin katërditor mes Izraelit dhe Hamasit, që rezultoi me shkëmbimin e 50 pengjeve me të burgosurit palestinezë.
Hamasi mbrëmë vonë i ka dorëzuar 13 pengje izraelitë dhe katër të huaj në Kryqin e Kuq Ndërkombëtar (ICRC), është bërë e ditur nga ministria e Jashtme e Katarit.
Hamas released hostages look very well taken care of and Wave hands to them as they're in good terms with Hamas! A symbol of Hamas' good treatment.#HostageRelease #Gazatruce
Thread
1 pic.twitter.com/zpgwPGBiWd— GazaEssa 🇵🇸 (@GazaEssa) November 26, 2023
“13 izraelitë dhe katër të huaj i ka pranuar ICRC-ja dhe janë rrugës për në Rafah”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Katarit, Maje Al Ansari.
Televizionet shfaqën pamjet e veturave të Kryqit të Kuq në pikëkalimin Rafah mes Gazës dhe Egjiptit. /Telegrafi/