Site icon Telegrafi

Izraeli liron 33 palestinezë të burgosur, një prej tyre rrëfen tmerrin e përjetuar

Në total 33 palestinezë janë liruar të hënën mbrëma nga disa burgje të Izraelit, ka njoftuar shërbimi i burgjeve të Izraelit.

Ata u liruan nga burgjet në Damon, Megidd, Ofer, Ktzi’otu, Ramon dhe Nafhi, transmeton Telegrafi.

Ky lirim ka pasuar si pjesë e marrëveshjes së arritur mes Hamasit dhe Izraelit dhe pas lirimit të 11 pengjeve tjera nga militantët palestinezë.

Me lirimin e të hënës, Hamasi deri më tani ka liruar 69 pengje, fillimisht gra e fëmijë. Izraeli liroi 150 palestinezë nga burgjet, kryesisht gra dhe adoleshentë, shumica e të cilëve ishin të burgosur por kur të gjykuar.

Mohammed Nazzal, adoleshenti me prejardhje nga Jenini, kishte dorën e mbështjellë derisa jepte intervistë për Al Jazeera Arabic me të dalë nga burgu izraelit.

Nazzal tha se i është thyer dora dhe gishti pasi gardianët izraelitë e rrahën në burg shtatë ditë më parë.

Megjithatë, pretendon se nuk i është ofruar ndihmë mjekësore dhe se allçija i është vendosur nga punonjësit e Kryqit të Kuq pas lirimit të tij.

“Asgjë nuk më kanë dhënë. Kam thyer dorën, nuk po mund ta lëvizë gishtin”, shtoi Nazzal. /Telegrafi/

 

Exit mobile version