Telegrafi

Izraeli kundërshton vendosjen e internetit Starlink në Gaza: Hamasi do ta përdorë për aktivitete terroriste

Ministri i Komunikimeve thotë se Izraeli do të “përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të luftuar” përdorimin e rrjetit Starlink të Elon Musk që pritet të instalohet për përdorim nga grupet e ndihmës në Gaza.

Shlomo Khari tha në X se nëse interneti satelitor Starlink vendoset, “Hamasi do ta përdorë atë për aktivitete terroriste”, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Musk thotë se Starlink do të ofrojë shërbime për "organizatat e njohura ndërkombëtare të ndihmës në Gaza"

“Nuk ka dyshim për këtë, ne e dimë dhe Musk e di atë”, shkroi ai. “Ndoshta Musk do të ishte i gatshëm ta përdorte si kusht për lirimin e foshnjave, djemve, vajzave, të moshuarve të rrëmbyer”.

Musk bëri ofertën për të përdorur Starlinkun në Gaza më herët gjatë ditës së sotme, megjithëse detaje të mëtejshme ende nuk janë bërë të ditura. /Telegrafi/