Ministri i Komunikimeve thotë se Izraeli do të “përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të luftuar” përdorimin e rrjetit Starlink të Elon Musk që pritet të instalohet për përdorim nga grupet e ndihmës në Gaza.
Shlomo Khari tha në X se nëse interneti satelitor Starlink vendoset, “Hamasi do ta përdorë atë për aktivitete terroriste”, transmeton Telegrafi.
“Nuk ka dyshim për këtë, ne e dimë dhe Musk e di atë”, shkroi ai. “Ndoshta Musk do të ishte i gatshëm ta përdorte si kusht për lirimin e foshnjave, djemve, vajzave, të moshuarve të rrëmbyer”.
Musk bëri ofertën për të përdorur Starlinkun në Gaza më herët gjatë ditës së sotme, megjithëse detaje të mëtejshme ende nuk janë bërë të ditura. /Telegrafi/