Izraeli ka forcuar mbrojtjen e saj kundër raketave, duke ia shtuar sistemin “Llastiku i Davidit” që mposhtë raketat me rreze të mesme veprimi.
Kryeministri Benjamin Netanyahu e paraqiti sistemin në një bazë ushtarake në Izraelin qendror, ndërsa atë e ka prodhuar kompania izraelite Rafael dhe Raytheon nga SHBA-të, transmeton Telegrafi.
“Forcat izraelite po i ngremë në një nivel më të lartë”, ka thënë ai.
“Llastiku i Davidit” i shtohet sistemit të mëparshëm “Kupola e hekurt” – për të rrëzuar raketat e veprimit të shkurtë në Rripin e Gazës; dhe atyre “Shigjeta” për të rrëzuar raketat me rreze të gjatë veprimi.
“Mbrojtja kurrë nuk mjafton”, ka thënë muajin e kaluar Tzivka Haimovitz, komandant i forcave kundërajrore. /Telegrafi/