Telegrafi

Izraeli ka filluar testimin klinik të vaksinës kundër coronavirusit

Dy izraelitë në një spital të Tel Avivit morën sot nga një vaksinë të quajtur “Brillife”, si pjesë e fazës së parë të provave klinike.

Vaksina synon të testohet në 80 persona në fazën e parë, në 980 në fazën e dytë dhe në 25 mijë në fazën e fundit të planifikuar për prill dhe maj, raporton reuters.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka regjistruar dyzet “kandidatë për vaksinën”, e cila po testohet klinikisht në të gjithë botën, dhe dhjetë janë në një fazë të përparuara të testimit në dhjetëra mijëra vullnetarë.

Fillimi i një prove klinike në Izrael përkoi me lehtësimin e kufizimeve të vendosura në shtator gjatë valës së dytë të infeksionit. Në Izrael, i cili ka një popullsi prej nëntë milionë banorësh, shtatori kishte një nga nivelet më të larta të infeksionit në botë: 8-10 mijë në ditë, por në ditët e fundit ky numër ka rënë nën njëmijë.

Izraeli regjistroi 314,535 raste të infektimit gjersa kanë vdekur 2,541 njerëz. /Telegrafi/