Site icon Telegrafi

Izraeli i interesuar për të binjakëzuar komunat me Kosovën

Ministri i MAPL, Elbert Krasniqi zhvilloi sot një takim virtual me ministrin e Bashkëpunimit Regjional të Izrealit, Esawi Frej.

Në fokus të bisedimeve ishin bashkëpunimi ndërshtetëror në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit dhe fushave tjera me interes të përbashkët.

Ministri Krasniqi thotë se ka ftuar ministrin izraelit për vizitë në Kosovë në mënyrë që të diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit.

“Gjatë këtij takimi e njoftova Ministrin Frej për potencialin të cilin e ofron Kosova, në veçanti në nivelin lokal. Po ashtu, ftova Ministrin Frej, në një vizitë në Republikën e Kosovës për të diskutuar lidhur me projektet e përbashkëta dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve”.

Sipas njoftimit të ministrit Krasniqi, ministri izraelit Frej, ofroi përkrahjen e tij të plotë për çdo iniciativë dhe bashkëpunim në mes të dy vendeve, me theks të veçantë binjakëzimi i komunave të dy shteteve.

“Gjithashtu, Ministri Frej, më ftoi, në një vizitë zyrtare në Izrael gjatë javëve në vijim me qëllim të diskutimit për arritjen e një marrëveshje e cila parasheh bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët”, njofton tutje Krasniqi./Telegrafi/

Exit mobile version