Site icon Telegrafi

Izraeli godet infrastrukturën e grupit militant Hamas në Liban dhe në rripin e Gazës

Ushtria izraelite thotë se ka goditur objektiva të lidhura me grupin militant palestinez Hamas brenda Libanit dhe në të gjithë Rripin e Gazës.

Sulmet vijnë pas një breshëri sulmesh me raketa kundër Izraelit nga Libani, për të cilën izraelitët fajësuan Hamasin, transmeton Telegrafi.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se infrastruktura “terroriste” e Hamasit u godit në Libanin jugor.

Lexo po ashtu Të paktën 34 raketa u lëshuan nga Libani drejt Izraelit

Tensionet janë të larta pasi policia izraelite bastisi xhaminë al-Aksa të Jerusalemit në disa netë të njëpasnjëshme në fillim të kësaj jave.

Bastisjet izraelite në këtë xhami si vendi i tretë më i shenjtë i Islamit kanë shkaktuar konfrontime të dhunshme me palestinezët brenda dhe kanë shkaktuar zemërim në rajonin më të gjerë.

Shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili gjendej në Liban kur u lëshuan raketat, tha se palestinezët nuk do të qëndrojnë me “duar kryq” përballë agresionit izraelit.

Lexo po ashtu Vazhdojnë sulmet e izraelitëve ndaj besimtarëve brenda xhamisë Al-Aqsa

Në një deklaratë herët të premten, forcat izraelite thanë se objektiva kishin qenë kamionët “duke përfshirë infrastrukturat terroriste që i përkasin Hamasit në Libanin jugor”, sipas tyre.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit shtuan se nuk do të lejonte Hamasin të operonte nga Libani dhe të mbante Libanin “përgjegjës për çdo sulm që vjen nga territori i tij”. /Telegrafi/

Exit mobile version