Shërbimet e ndihmës mjekësore izraelite kanë vaksinuar palestinezët në një pikë kontrolli të zënë në periferi të Jerusalemit.
Dhjetëra mijëra palestinezë nga Bregu Perëndimor i okupuar punojnë brenda Izraelit; shumica në ferma ose në vendet e ndërtimit, dhe ka pasur gjithnjë e më shumë presion mbi qeverinë e Izraelit për t’i imunizuar ato, raporton bbc.
Zyrtarët shëndetësorë thonë se rreth 700 njerëz janë vaksinuar, megjithëse shifra përfshinte gjithashtu palestinezë nga Jeruzalemi Lindor të cilët tashmë ishin nën programin e vaksinave të Izraelit.
Izraeli tashmë ka imunizuar personelin palestinez në spitalet e tij, disa të burgosur dhe ka shpërndarë dymijë doza tek zyrtarët palestinezë për punonjësit shëndetësorë të Bregut Perëndimor. Por kjo lëvizje e fundit është një e parë – shtrirja e vaksinave izraelite në disa punëtorë palestinezë.
KB dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se, si fuqi okupuese, ajo duhet të bëjë më shumë. Izraeli thotë se marrëveshjet e mëparshme të paqes i lënë Autoritetit Palestinez sigurimin e shëndetit. /Telegrafi/