Site icon Telegrafi

Izraeli fajëson Sirinë për rrëzimin e aeroplanit rus

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka biseduar me telefon me presidentin rus Vladimir Putin pas rrëzimit të aeroplanit ushtarak rus.

Netanyahu ka thënë se faji është kryesisht i Sirisë. Ai ofroi të gjitha informacionet  e nevojshme për hetime lidhur me rastin, njofton zyra e kryeministrit izraelit, transmeton Reuters.

Putin më herët ka deklaruar se rrëzimi i aeroplanit ushtarak rus me raketë siriane është pasojë e “rrethanave tragjike”.

Ai theksoi se aeroplani rus pranë Sirisë nuk është rrëzuar nga aeroplanët izraelitë.  Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se aeroplani Ilyushin Il-20 u rrëzua nga raketa siriane ajër-ajër mbi Detin Mesdhe në natën ndërmjet të hënës dhe të martës.

Pas incidentit kanë nisur kërkimet për gjetjen e mbetjeve të aeroplanit. Sipas ministrisë rus të Mbrojtjes, aeroplani ishte goditur rastësisht nga një raketë, e cila ishte e dedikuar për aeroplanët izraelitë F-16, të cilët po kryenin operime mbi caqet në krahinën Lakatia në Siri.

Në deklaratë thuhet se avionët izraelitë “shtyn” aeroplanin rus drejt raketës dhe se Rusia akuzon Izraelin për “provokim të qëllimtë”.

Ndërkohë, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka thënë se Rusia do t’i përgjigjet veprimeve të sulmeve ajrore izraelite që, siç tha ai, çuan në shkatërrimin e aeroplanit rus. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version