Lajmi se Izraeli planifikon të evakuojë edhe 14 vendbanime në pjesën veriore të vendit, vjen në kohën kur ushtria izraelitë thotë se do të intensifikohen sulmet e Hezbollahut duke rrezikuar “të fut Libanin në luftë”.
Agjencia France-Presse raporton se zëdhënësi i ushtrisë izraelit Jonathan Concrius, ka thënë se “Hezbollahu po e fut Libanin në luftë, në të cilën nuk do të fitojë asgjë, por që do të humb shumë”, transmeton Telegrafi.
“Hezbollahu po luan një lojë shumë të rrezikshme. Ata po eskalojnë situatën. Çdo ditë po shohim më shumë sulme. A është qeveria libaneze e gatshme të rrezikojë çfarë ka mbetur nga prosperiteti dhe sovraniteti i vendit, për hir të terroristëve në Gazë”, ka shtuar Concrius.
E zëvendëskomandanti i Hezbollahut, Naim Qassem, ka paralajmëruar se si ky grup do të mund të intensifikonte pjesëmarrjen e saj në konflikt.
Ndryshe që nga bombardimi i një spitali në Gazë, izraelitët kanë filluar të kenë sulme të vazhdueshme ajrore edhe nga territori i Libanit. /Telegrafi/