Site icon Telegrafi

Izraeli e pret Kosovën në stadiumin e stërmbushur

Përfaqësuesja e Izraelit do të ketë përkrahje të fuqishme në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2024” kundër Kosovës, që zhvillohet të shtunën në Tel-Aviv.

Dueli i Grupit I do të luhet në “Bloomfield Stadium”, i cili ka një kapacitet prej 29.400 ulëseve dhe do të jetë i stërmbushur.

Federata e Futbollit e Izraelit ka njoftuar të mërkurën se tashmë janë shitur të gjitha biletat për duelin kundër Kosovës.

Përzgjedhësi i Izraelit, Alon Hazan, i është gëzuar faktit se futbollistët e tij do ta kenë përkrahjen e madhe nga tribunat kundër Kosovës.

Ai ka shtuar se synimi i Izraelit është ta përfundojë ciklin kualifikues në pozitën e dytë në grup, e cila siguron kualifikimin në Evropianin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Gjermani.

“Është kaq e papritur të gëzosh një shprehje të tillë besimi nga publiku dhe ne me të vërtetë u themi faleminderit të gjithëve. Është një krenari e madhe. Unë premtoj se do të bëjmë gjithçka, se nuk do të heqim dorë nga asnjë top dhe uroj se këtë herë do të festojmë edhe bashkë në fund të lojës. Ky bashkim është burimi ynë më i madh i forcës”, ka thënë Hazan.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga KF Gjilani

Ndeshja mes Izraelit dhe Koosvës zhvillohet të shtunën nga ora 18:00. /Telegrafi/

Exit mobile version