Zyra e ministrit Izraelit të Mbrojtjes, Bennny Gantz ka deklaruar se shteti i tij ka rënë dakord të transferojë 5,000 doza të vaksinës së coronavirusit tek palestinezët.
Këto vaksina kanë për qëllim imunizimin e punonjësve mjekësorë që janë në vijën e parë të luftës kundër virusit.
Kjo është hera e parë që Izraeli konfirmon transferimin e vaksinave tek palestinezët, raportoi bbc.
Izraeli është kritikuar nga zyrtarët e Kombeve të Bashkuara dhe grupet e të drejtave të njeriut për dështimin për të siguruar vaksina për palestinezët. Izraeli, megjithatë, thotë se nuk është përgjegjës për këtë.
Izraeli është një nga udhëheqësit botërorë në vaksinimin e popullsisë së tij pasi përfundoi një marrëveshje mbi prokurimin e një vaksine kundër coronavirusit me gjigantët ndërkombëtarë të ilaçeve Pfizer dhe Moderna. /Telegrafi/