Site icon Telegrafi

Izraeli bombardon Libanin – publikohen pamjet e shkatërrimit të një veture

Izraeli po vazhdon me sulme të herë pas hershme ndaj fqinjit, Libanit.

Gjatë ditës së sotme një veturë është goditur me dron, shkruajnë mediat libaneze, duke pretenduar se Izraeli është përgjegjës për sulmin.

Disa raporte pretendojnë se sulmi ishte një atentat në tentativë, raporton thetimesofisrael.

Lexo po ashtu Izraeli po zgjeron operacionet rreth qytetit jugor të Gazës

Agjencia Kombëtare e Lajmeve të Libanit raporton gjithashtu se aeroplanët luftarakë izraelitë fluturojnë në qiellin e Libanit, afër kufirit me Izraelin.

Në të njëjtën kohë, grupi terrorist Hezbollah i mbështetur nga Irani ka merr përgjegjësinë për lansimin e raketave drejt Izraelit.

Ndryshe, Izraeli pos Libanit, ka vazhduar edhe sot sulmet ndaj caqeve të militantëve të Hamasit në jug të Rripit të Gazës. /Telegrafi/

Exit mobile version