Forcat izraelite kanë shtuar sulmet ajrore në të gjithë Rripin e Gazës, duke vrarë të paktën 30 persona, thanë zyrtarët palestinezë shëndetësorë.
Izraelitët goditën një varg shtëpish në kampin e refugjatëve Al-Bureij, duke vrarë të paktën 15 persona dhe katër të tjerë në kampin Al-Nuseirat.
Nuserait dhe Bureij janë dy nga tetë kampet historike të refugjatëve me popullsi të dendur në Rripin e Gazës dhe Izraeli i konsideron ato bastione të militantëve të armatosur.
Gjithashtu edhe 15 palestinezë të tjerë u vranë dhe 30 u plagosën në një bombardim izraelit të dy shkollave në lindje të qytetit të Gazës, thanë shërbimet e urgjencës, raporton aljazeera.
Ushtria izraelite njoftoi se kishte goditur qendrat e komandës dhe kontrollit të Hamasit në shkollat Abdel-Fatah Hamouda dhe Al-Zahra në lagjen Tufah të Gazës.
Izraeli akuzon Hamasin për përdorimin e civilëve dhe infrastrukturës civile për qëllime ushtarake, gjë që grupi militant e mohon.
Krahu i armatosur i Hamasit dhe Xhihadit Islamik njoftoi se po sulmojnë forcat izraelite në të gjithë Rripin me raketa dhe granata antitank, duke eliminuar ushtarët izraelitë. /Telegrafi/