Site icon Telegrafi

Izraeli bombardon jugun e Libanit

Izraeli ka zgjerua sulmet edhe në drejtim të shtetit libanez pas konfliktit me militantët e Hamasit.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan sot se kanë kryer sulme “të gjera” në Ayta ash Shab dhe Ramyeh të Libanit pas sulmeve të Hezbollahut.

Lexo po ashtu Pamjet nga betejat e ashpra mes Hamasit dhe IDF-së në Gazë

IDF thotë se sulmet e kryera nga aeroplanët luftarakë, tanke dhe artileri kanë shënjestruar infrastrukturën e Hezbollahut të përdorur për të kryer sulme kundër Izraelit.

Një tjetër kompleks ushtarak i Hezbollahut u godit nga aeroplanë luftarakë në përgjigje të sulmeve të ditës së sotme të militantëve libanez, raporton thetimesofisrael.

Lexo po ashtu Ushtria izraelite shkatërron tunelet në zonën e spitalit të fëmijëve në Gazë

Përveç kësaj, IDF thotë se ka goditur edhe një celulë e Hezbollahut që përgatitej për të kryer një sulm me raketa anti-tank dhe një tjetër qelizë në një ndërtesë të përdorur për të gjuajtur predha në Izrael.

Ndryshe, Hezbollahu gjuajti sot rreth 50 raketa dhe predha, si dhe dy drone drejt Izraelit. /Telegrafi/

Exit mobile version