Të paktën 12 palestinezë u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një sulm të ushtrisë izraelite në një shkollë në qytetin e Gazës, sulmi i 11-të vdekjeprurës në shkolla në zonën e shkatërruar nga lufta vetëm në muajin gusht.
Sipas zëdhënësit të Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Gazës, Mahmoud Bassal, trupat e viktimave, përfshirë fëmijë, u tërhoqën nga ndërtesa “pasi një aeroplan izraelit hodhi një bombë në katin e dytë të ndërtesës së shkollës Mustafa Hafiz, e cila strehon mijëra të personave të zhvendosur”.
Ushtria izraelite pretendon se kishte shënjestruar luftëtarët në një shkollë që strehonte refugjatët palestinezë, shkruan aljazeera.
الناطق باسم الدفاع المدني في غزة محمود بصل يتحدث للجزيرة عن استهداف جيش الاحتلال لمدرسة مصطفى حافظ التي تؤوي نازحين فلسطينيين ويقول: إمكاناتنا معدومة ما يعوق عملنا#حرب_غزة #الأخبار pic.twitter.com/DlFoxFYHMm
— قناة الجزيرة (@AJArabic) August 20, 2024
Ushtria izraelite ka sulmuar në mënyrë të përsëritur infrastrukturën civile në Gaza, duke përfshirë shkollat që strehojnë njerëz të zhvendosur, shpesh duke pretenduar pa prova se ata janë të lidhur me Hamasin për të shmangur kritikat ndërkombëtare.
Sulmi në shkollën Mustafa Hafiz vjen pasi ushtria izraelite ka kryer të paktën 10 sulme në shkolla në Gaza që nga fillimi i këtij muaji, duke vrarë afro 180 palestinezë, raporton bbc.
Ndryshe, më 9 gusht u raportua se deri më tani janë vrarë 40 mijë palestinezë dhe 1,478 izraelitë në luftën Izrael-Hamas, duke përfshirë 113 gazetarë (108 palestinezë, 2 izraelitë dhe 3 libanezë) dhe mbi 224 punonjës të ndihmave humanitare, përfshirë punonjës të UNRWA. /Telegrafi/
A clip of the first moments of the Mustafa Hafez School massacre in Gaza City committed by the israelis: 10 people killed to date, dozens are missing pic.twitter.com/nqzEdqW6Ao
— Sarah Wilkinson (@swilkinsonbc) August 20, 2024