Site icon Telegrafi

Izraeli arsyeton sulmet ndaj spitaleve: Hamasi po i shfrytëzon si mburojë

Izraeli akuzon Hamasin për përdorimin e spitaleve si bastione ushtarake.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë akuzuar Hamasin për “shfrytëzim sistematik të spitaleve” si pjesë e makinerisë së luftës, raporton bbc.

Izraeli është kritikuar nga Kombet e Bashkuara dhe agjencitë e saj, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, për sulme të supozuara në ose afër infrastrukturës mjekësore të Gazës.

Në përgjigje, zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari dha një konferencë këtë pasdite, duke këmbëngulur se Izraeli po godiste “bazuar në inteligjencë” dhe brenda ligjit ndërkombëtar, duke shtuar se “ne nuk duam të godasim spitalet dhe ambulancat”.

Lexo po ashtu Katari tregon kushtet për lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës

Hagari gjithashtu ndau informacione të deklasifikuara, duke detajuar ato që ai tha se ishin bastionet e Hamasit poshtë, brenda dhe rreth tre spitale në Gaza. BBC nuk mund të verifikojë pretendimet e Hagarit.

Hagari tha se spitali Al-Shifa – më i madhi në qytetin e Gazës – ndodhet në majë të një qendre komandimi dhe kontrolli të Hamasit. /Telegrafi/

Exit mobile version