Telegrafi

Izraeli arreston të afërmit e të burgosurve palestinezë të arratisur

Trupat izraelite janë në kërkim të gjashtë militantëve palestinezë që u arratisën nga një burg i sigurisë së lartë thuhet se kanë arrestuar disa anëtarë të familjes së tyre.

Pesë anëtarë të familjes, Mahmoud Ardah, Munadil Infaat dhe Mohammed Ardah, u arrestuan brenda natës, tha një grup palestinez për të drejtat e të burgosurve.

Arrestimet u bënë në zonën Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton bbc.

Vendlindja e të arratisurve është fokusi i një kërkimi të nisur të hënën pasi ata dolën nga burgu Gilboa përmes një tuneli.

Ishte arratisja e parë palestineze nga burgu në dy dekada dhe pasoi, siç e quajtën mediat izraelite, një seri “gabimesh” nga autoritetet.

Grupet militante palestineze e përshëndetën arratisjen si një akt “heroik”. /Telegrafi/