Site icon Telegrafi

Izraeli akuzon Francën për bojkotim të produkteve të kolonive

Izraeli akuzoi Francën për favorizim të bojkotimit të produkteve izraelite, pas instruksioneve të dhëna nga Parisi për aktorët ekonomikë përsa i përket aplikimit të një vendimi të BE-së për një etiketim të diferencuar të prodhimeve që vijnë nga territoret e pushtuara nga Izraeli.

Ministria franceze e Ekonomisë ka njoftuar operatorët ekonomikë se ata duhet të shtonin “koloni izraelite” ose një nocion ekuivalent në prodhimet ushqimore të prodhuara në kolonitë, që do të thotë në implantacionet civile izraelite të Cisjordanisë dhe Lartësive Golan, pushtuar nga Izraeli që prej vitit 1967, sipas Legifrance, një qendër qeveritare franceze.

Ministria franceze e Ekonomisë është e para që zbaton udhëzimet e miratuara në nëntor 2015 nga Bashkimi Evropian.

BE miratoi në atë kohë aplikimin e etiketimit duke vendosur për të gjitha vendet anëtare të etiketojnë mallrat e ardhura nga kolonitë izraelit që, për Bashkimin Evropian ashtu dhe komunitetin ndërkombëtar, nuk bëjnë pjesë në territorin izraelit.

Kjo masë, që përfshin kryesisht prodhimet ushqimore si fruta, perime, verë dhe kozmetikë, shkaktoi nervozizëm të qeverisë izraelite të Benjamin Netanyahut.

“Qeveria izraelite dënoi vendimin francez dhe reagoi dje në mbrëmje nëpërmjet Ministrisë izraelite të Punëve të Jashtme.

“Është për të ardhur keq që Franca merr masa që mund të perceptohen si inkurajuese për ekstremistët dhe lëvizjet e bojkotit kundër Izraelit”, shtoi ajo.

Ministria e gjykon të pakuptueshme dhe madje shqetësuese që Franca ka vendosur të praktikojë standarte të dyfishta në kurriz të Izraelit, ndërkohë që ka 200 mosmarrëveshje territoriale në botë.

“Në kuadër të të drejtës ndërkombëtare, Lartësitë Golan dhe Cisjordania duke përfshirë këtu Jerusalemin Lindor nuk bëjnë pjesë në Izrael”, theksoi nga ana e saj Ministria franceze e Ekonomisë.

Exit mobile version