Izraeli ka përdorur fosfor të bardhë në operacionet e tij të vazhdueshme ushtarake në Gaza dhe Liban, duke i vënë civilët në rrezik serioz, ka thënë Human Rights Watch, pas një analize të videos së konfliktit.
Human Rights Watch tha se verifikoi pamjet e marra në Liban dhe Gaza të martën dhe të mërkurën, respektivisht, duke treguar përdorime të shumta të fosforit të bardhë të gjuajtur nga artileria mbi portin e qytetit të Gazës dhe dy vendndodhje rurale përgjatë kufirit Izrael-Liban, transmeton Telegrafi.
Grupi i të drejtave tha gjithashtu se intervistoi dy persona që kanë përshkruar një sulm në Gaza.
The Washington Post: The Israeli army uses white phosphorus when bombing Gaza, according to an analysis by the human rights organization Human Rights Watch.
When the munition explodes, white phosphorus automatically ignites in the air, producing white streaks followed by thick… pic.twitter.com/F2Uy65qHAO
— NEXTA (@nexta_tv) October 13, 2023
HRW shpjegoi se përdorimi i fosforit të bardhë në zonat me popullsi të dendur shkel detyrimin e Izraelit sipas ligjit ndërkombëtar për të marrë të gjitha masat e mundshme për të shmangur dëmtimin e civilëve.
“Sa herë që fosfori i bardhë përdoret në zona të mbushura me njerëz civilë, paraqet një rrezik të lartë të djegieve dhe rreziqe gjatë gjithë jetës”, tha në një deklaratë të mërkurën Lama Fakih, drejtoresha e HRW për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.
“Fosfori i bardhë është i paligjshëm dhe përdorimi mund të shkaktojë dëme skandaloze për civilët”. /Telegrafi/