Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Izraelit kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e Ligës së Kombeve.
Shqipëria është mysafire e Izraelit në ndeshjen e tretë të Grupit 1 në Ligën C.
Skuadra e drejtuar nga Christian Panucci ka një fitore ndaj izraelitëve në shtëpi dhe dëshiron të fitojë edhe në udhëtim për të synuar kreun e grupit.
Në anën tjetër, edhe Izraeli ka një fitore dhe një humbje, por synimi është gjithashtu i njëjtë, fitore për kreun e grupit.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira.
Izrael: Harush; Dasa, Tibi, Yeini, Tawatha; Peretz, Kayal, Natcho, Ben Harush; Hemed, Dabbur
Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Binaku; Xhaka, Basha, Memushaj; Uzuni, Balaj, Grezda.
/Telegrafi/