Telegrafi

Izi’s Apartment 197 shtron darkë për banorët në Big Brother VIP Kosova, nga një letër motivuese për secilin prej tyre

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Pas përfundimit të spektaklit të së premtes, së bashku me banoren e re Kaderin, konkurrentët e Big Brother VIP Kosova i ka pritur një super darkë.

Darka është shtruar nga “Izi’s Apartment 197”, derisa e gjitha është sërvirur me plot delikatesë e shije.

Banorët kanë shkuar tek pjesa e oborrit, për të darkuar pas një nate të mbushur me tensione dhe ngjarje interesante në shtëpinë më të famshme në vend.

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Ashtu siç edhe për të cilën njihet “Izi’s Apartment 197”, përveç ushqimit të përgatitur tejet mirë dhe me kujdes, ka pasur një kuotë të veçantë motivimi për secilin prej banorëve.

Duke qenë të izoluar dhe nën presionin e kamerave prej tashmë një muaji, sigurisht që banorët e BBVK e kanë ndjerë veten të motivuar nga këto letra që u janë dërguar nga ‘Izi’s Apartment 197’. /Telegrafi/