Site icon Telegrafi

Izet Sadiku ka dhënë dorëheqje nga U.D i drejtorit të Klinikës Infektive

Infektologu, Izet Sadiku i cili deri para tri jave ishte në pozitën e U.D të drejtorit të Klinikës Infektive tashmë ka dhënë dorëheqje.

Sadiku për Telegrafin ka deklaruar se ka tri javë që ka dorëzuar dorëheqjen në drejtorinë e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Ai sqaroi se dorëheqja është për arsye personale dhe se në krye të Infektivës kishte ardhur për shkak se gjendja me pandeminë ishte e rëndë dhe klinika ishte pa drejtor.

“Kam dhënë dorëheqje tash e tri javë për arsye personale. Unë e kam marrë klinikën në kohën kur ka pas shumë raste me COVID-19 për shkak se ka qenë pa drejtor, tash kam dhënë dorëheqje sepse ka qenë për një periudhë kalimtare”, tha Sadiku.

Ndryshe, Klinika Infektive tash e tri javë është pa drejtor. /Telegrafi/

 

Exit mobile version