Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, uroi qytetarët për festën e Vitit të Ri. Në fjalimin për Vitin e Ri, ai iu dëshiron shëndet, lumturi dhe fat, si dhe të gjithë të duhen dhe të respektohen.
“Ardhja e Vitit të Ri në secilin prej nesh zgjon shpresat e reja dhe dëshirat e reja për një të ardhme më të bukur, më të lumtur dhe më me fat.
Viti që kaluam të gjithë duam të harrojmë sa më shpejt që është e mundur, dhe viti që vjen të jetë viti i arritjes së të gjitha dëshirave dhe ëndrrave tona.
Këto momente festive u dëshiroj që t’i kaloni me dinjitet dhe qetësi, me njerëzit që ju duan më shumë, respektojnë dhe ruajnë”, tha Ivanov në fjalimin për Vitin e Ri./Telegrafi/