Ish-gjykatësi kushtetuese Trendafil Ivanovski, në një deklaratë për AIM thotë se nëse i merret mandati i deputetit Nikolla Gruevskit, kjo do të thotë se ai nuk do të mund të shijojë të drejtat e deputetit. Ndërsa nuk i merret, sipas tij, Gruevski nuk do të mund të ikë nga përgjegjësia për veprat penale për të cilat është dënuar.
Ai thotë se avokatët e Gruevskit, kërkojnë që të shtyhet vuajtja e dënimit me burg përmes argumenteve që nuk janë të vërteta dhe nuk mund të ndikojnë në vendimin e gjykatës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Marrja e mandatit të deputetit Nikolla Gruevskit, mund të ndodh vetëm në seancë në Kuvend, ku do të duhen votat e dy të tretave të deputetëve. Nëse sigurohet një shumicë e tillë, që për momentin duket se nuk është e siguruar dhe i merret mandati, kjo do të thotë se ai nuk do të mund të shijojë të drejtat e deputetit. Ndërsa nëse nuk i merret, kjo nuk do të thotë se Gruevski do të ikë nga përgjegjësia për veprat penale”, thotë Ivanovski.
Përndryshe, për kërkesën e gjykatës për marrjen e mandatit të deputetit Gruevskit, për shkak të dënimit me dy vite burg, Komisioni për Çështje Mandati do të diskutojë nesër.
Ndërsa sipas aktit udhëzues të Gjykatës Penale, e cila e dënoi Gruevskin me dy vite burg, ai deri më 8 nëntor duhet të paraqitet në burg për të vuajtur dënimin./Telegrafi/