Site icon Telegrafi

Ivanoviqit i hiqet masa e arrestit shtëpiak

Udhëheqësit të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, i është hequr masa e arrestit shtëpiak dhe është lejuar që të mbrohet në liri.

Lajmin e ka konfirmuar, Nebojsha Vlajiq.

Sipas tij, heqja e kësaj mase në mënyrë të konsiderueshme lehtëson punën e mbrojtjes.

Politikani serb akuzohet për vrasjen e shqiptarëve në prill të vitit 1999 në jug të Mitrovicës, si dhe për vrasje të shqiptarëve në shkurt të vitit 2000 në veri të këtij qyteti, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version