Telegrafi

Ivanoviq: Politika i ka fajet për djegien e veturës time

Foto: Arkiv

Lideri i Iniciativës Qytetare ‘SDP’ Oliver Ivanoviq, në lidhje me djegien e veturës së tij që ka ndodhur sot në mëngjes, ka thënë për KosovaPress se nuk dëshiron të spekulojë rreth autorëve të kësaj ngjarje, por që është i sigurt se bëhet fjalë për politikë.

“Nuk dua të spekuloj, por unë nuk kam armiq personal, nuk kam biznes dhe asgjë tjetër për çka do të duhej të ndodhin gjëra të tilla. Mendoj se këtu kemi të bëjmë me politikë”, ka thënë Ivanoviq. /KosovaPress/