Telegrafi

Ivanoviq: EULEX-i dëshiron të më shkatërroj

“Gjithë jetën e kam kaluar duke bërë pikërisht të kundërtën e asaj për të cilën jam akuzuar”, ka thënë Oliver Ivanoviq lider i Lëvizjes Qytetare SDP.

“Prandaj, unë shpresoj se Gjykata e Apelit, kur të marrë parasysh rastin tim, të vijë në këtë përfundim. Unë besoj se vendimi do të kthehet në lirues, sepse kjo është e vetmja zgjidhje e drejtë”, ka thënë Ivanoviq për Vecernje Novosti, përcjell Klan Kosova.

Ivanoviq, që u dënua me nëntë vjet burg pas një procesi dy vjeçar, është i bindur se gjykata e EULEX-it nuk kishte prova të vërteta asnjëherë kundër tij.

“Ky vendim nuk ka kuptim, pasi jam dënuar për diçka që asnjëherë nuk e kam bërë”.

“Unë jam i vetëdijshëm se EULEX-i dëshiron të më shkatërrojë, por kurrë nuk do ta lejoj askënd”, tha ai.