Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot dhe nesër zhvillon vizitën e punës në Turqi, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e 20-të Ekonomik Euro-aziatik, që mbahet në Stamboll, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njofton kabineti i tij, Ivanovi do të flet në hapjen solemne të samitit, që këtë vit zhvillohet për temën ”Njerëzimi në Udhëkryq”. Ai do të mbaj një fjalim edhe në sesionin e kryetarëve.
Përndryshe, ky samit organizohet që nga viti 1998. Këtë vit pritet që të marrin pjesë përfaqësues shtetesh, të ojq-ve, bashkësisë afariste të rreth 40 vendeve të botës./Telegrafi/