Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot do të takohet me ministrin turk për punë të jashtme, Mevlud Çavushoglu, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Çavushoglu do të merr pjesë në vizitë pune në Maqedoni, ndërsa do të ketë takime edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe kolegun e tij Nikolla Dimitrov.
Ministrat Dimitrov dhe Çavushoglu do të marrin pjesë së bashku në Iftar, në nder të ministrit turk, që do të organizohet në Ambasadën e Turqisë në Shkup./Telegrafi/