Site icon Telegrafi

Ivanovi pret kërkesat e reja për të shfuqizuar vendimet për falje

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, është ende në pritje të kërkesave të reja për tërheqjen e vendimit për falje, ashtu siç veproi për 22 kërkesat e mëhershme, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këtë e bën të ditur vet kryetari, i cili është në Bullgari, ku merr pjesë në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Ivanovi nuk ka folur për temat që lidhen me vendin, por para kamerave të TV Telmës, megjithatë ka folur për vendimin e tij për falje./Telegrafi/

Exit mobile version