Kabineti i Kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, deklaron se kryetari do të veprojë sipas Kushtetutës dhe praktikës së deritanishme, në lidhje me caktimin e mandatarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ivanovi pret nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, që ta plotësojë fjalën e dhënë që së bashku me partnerët e koalicionit do të sigurojë garancë për forcimin e unitaritetit të vendit dhe se do të jetë gjithçka në përputhje me Kushtetutën e vendit.
Kabineti konfirmon për PlusInfo se njoftimi i Talat Xhaferit ka arritur te kryetari Ivanov, mbrëmë./Telegrafi/