Site icon Telegrafi

“Ivanovi nuk mund ta pengojnë zgjidhjen e çështjes së emrit” (Video)

Presidenti Gjorge Ivanov me sjelljen e tij jo kreative, anti NATO dhe anti BE nuk ka asnjë ingerencë në ardhmërinë e këtij shteti, lidhur me çështjen e emrit. Kështu vlerëson profesori universitar, Nano Ruzhin I vili nënvizon se Ivanov nuk mund të bëjë asgjë për pengimin e nënshkrimit të marrëveshjes pasi marrëveshja eventuale mund të nënshkruhet edhe nga kryeministri edhe nga ministri I punëve të jashtme. Ruzhin shtoi më tej se eventualisht do të mund të bënte pengesë në nënshkrimin e marrëveshjes përfundimtare me NATO-në, ose BE-në, megjithatë në rast të ndonjë marrëveshjeje eventuale për çështjen e emrit, një gjë e tillë do të ndodhte rreth një vit më vonë, e ndërsa Ivanov deri atëherë nuk do të jetë në këtë funksion.

“Ky rast, kur bëhet fjalë për nënshkrimin e marrëveshjes, Ivanov tekstualisht nuk mund të bëjë asgjë, sepse marrëveshjen mund ta nënshkruajë edhe kryeministri edhe ministri për punë të jashtme. Ai mundet eventualisht kur do të vije puna tek marrëveshja përfundimtare kur të nënshkruhet me NATO-n, e ajo do të jetë për rreth një vit ose me BE-në, këtu do të mundej të bëjë ndonjë problem, por deri atëherë ai nuk do të jetë në këtë funksion. Për këtë arsye mendoj se edhe përskaj frikës së analistëve të caktuar të huaj dhe politikanëve, Ivanovi me sjelljen e tij jo kreative, anti NATO dhe anti BE, nuk ka asnjë ingerencë në ardhmërinë e këtij shteti, pas marrëveshjes eventuale mes Ciprasit dhe Zaevit, për emrin e Maqedonisë“, deklaroi Ruzhin.

Ruzhin është optimist se zgjidhje për çështjen e emrit do të ketë, ai tha se duke u bazuar në deklaratat e kryeministrave ka atmosferë optimiste dhe e njëjta pritet të vazhdojë deri në samitin e Brukselit. Ndërsa për analistin politik Ibrahim Mehmeti, vetë fakti që nuk u realizua biseda e planifikuar mes dy kryeministrave, kjo flet se ekziston një ngecje në zhvillimin e negociatave.

“Vetë fakti se dy kryeministrat nuk patën takim siç e paralajmëruan si hap i fundit para fillimit të zgjidhjes së çështjes së emrit, është e qartë se negociatat kanë ngelur në ndonjë pikë, ne nuk e dimë saktë se cila është kjo pikë, megjithatë është e qartë se nuk do të kemi aq shpejtë sa që pritshim dhe pengesa e zgjidhjes mund të ketë dy arsye kryesore, e para është ndonjë prej pikave të cilat njëra ose tjetra palë i konsiderojnë si pika e kuqe, në rastin e Maqedonisë çështja e emërimit të popullit dhe gjuhës besoj që mund të jetë një nga pengesat dhe nga ana greke mendoj se është çështja e erga omnes“, tha Mehmeti.

Mehmeti thotë thotë se opinioni akoma nuk e ka të qartë rëndësinë e zgjidhjes së çështjes së emrit si një rrugë që shpie drejt NATO-s dhe BE-së. Ai tha se Maqedonia nuk mund të qëndrojë në pozicionin që ndodhet dhe se pa integrimin e saj, pritet të ndodhin procese degraduese për demokracinë dhe për zhvillimin e emrit në një të ardhme të afërt./Shenja/

https://www.youtube.com/watch?v=GK0oizy2_34

Exit mobile version