Kryetari Gjorge Ivanov nuk do ta mirëpresë të dërguarin amerikan për Evropë, Brian Hoyt Yee, i cili është paralajmëruar se do ta vizitoj Shkupin më 1 maj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kabineti i Kryetarit Ivanov ka pohuar për 24Vesti se nuk do të ketë takim Ivanov-Yee, edhe pse është kërkuar një takim zyrtar. Aryseja e refuzimit të takimit, sipas kabinetit, ka të bëjë me angazhimet e caktuara më parë që nuk i japin hapësirë kryetarit që të takojë të dërguarin amerikan./Telegrafi/