Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, është vlerësuar me çmimin ”Shenjtëria e tij, Patriarku i Moskës dhe i tërë Rusisë, Aleksej i dytë” për vitin 2016, njofton Telegrafi Maqedoni.
Lajmi bëhet i ditur nga kabineti i Kryetarit Ivanov. Çmimi do t’i jepet Ivanovit në muajin maj nga patriarku i Kishës Ortodokse të Rusisë, zotëri Kirili.
Çmimi jepet nga Fondaiconi ndërkombëtar shoqëror për bashkimin e popujve ortodoks për veprimtari të shkëlqyer në forcimin e bashkimit të popujve ortodoks dhe për vërtetimin dhe promovimin e vlerave të krishtere në jetë dhe shoqëri./Telegrafi/