Site icon Telegrafi

”Ivanovi mbron normat të cilat gjenerojnë dhunë ndaj grave”

Platforma për barazi gjinore ka reaguar ndaj deklarimeve të kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov, në Kuvendin e Maqedonisë në lidhje me ratifikimin e Konventës së Stambollit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këtë platformë është kontestuese deklarata e Ivanovit për gjoja rreziqe që sjell kjo konventë, duke theksuar se kryetari Ivanov nuk ka njohuri bazike për kornizën ndërkombëtare dhe kombëtare për mbrojtje nga dhuna e bazuar në gjini dhe për diskriminim.

22 shoqatat që janë pjesë e kësaj platforme theksojnë se 78% e viktimave të dhunës fizike janë gratë, kurse 98% e dhunuesve në dhunën familjare jane burrat.

Sipas tyre, deklarata e kryetarit Ivanov paraqet angazhim të tij në mbrojtjen e roleve gjinore dhe normave të cilat gjenerojnë dhunë ndaj grave, si edhe konsiderojnë se kryetari Ivanov është kundër mbrojtjes nga diskriminimi, shqetësimi dhe dhuna ndaj komunitetit LGBTI./Telegrafi/

Exit mobile version