Telegrafi

Ivanovi kërkon informacione nga Qeveria se sa buxhet i takon pas mbarimit të funksionit si kryetar shteti

Qeveria vërtetoi se kryetari, Gjorge Ivanov ka pyetur për privilegjet e tij pas përfundimit të mandatit.

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski, sot deklaroi se nga kabineti i kryetarit Ivanov kanë pyetur për këtë çështje te Shërbimi për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Është parashtruar pyetja se sa është buxheti që i takon kryetarit pas mbarimit të funksionit dhe pas mbarimit të mandatit. Nga kabineti i kryetarit u interesuan për specifikat për formimin e kabinetit për ish kryetarë, dhe ku nga ky shërbim ka marrë përgjigje”, tha Boshnjakovski.

Siç deklaroi ai, buxheti i ish kryetarit është në lartësi prej 8% nga buxheti shtetëror i kabinetit të presidentit.

Sipas ligjit, kryetari pas mbarimit të funksionit kat ë drejtë pensioni në vlerë të njëjtë siç është rroga që e pranon kryetari i shtetit, ka të drejtë për zyrë dhe 3 bashkëpunëtorë si dhe sigurim personal dhe përdorimin e automjetit zyrtar dhe një shofer./Telegrafi/