Site icon Telegrafi

Ivanovi habit diplomatin indian në Brazil, fjala ‘Maqedonia’ vjen nga gjuha indiane (Cicërimë)

Abhay Kumar, zv. ambasadori i Indisë në Brazil është ndarë shumë i habitur me kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, pas takimit në ceremoninë e hapjes së Ambasadës së Maqedonisë në Brazil, njofton Telegrafi Maqedoni.

Diplomati indian thotë se i është dukur mjaft interesante sqarimi i emrit Maqedonia, nga ana e kryetarit Gjorge Ivanov. Ky i fundit i ka thënë se emri i shtetit që përfaqëson e ka prejardhjen nga India dhe është quajtur ”Maa Ki Duniya”, e që romakët kanë filluar ta thërasin Maqedonia.

Edhe reagimet në Twitter kanë qenë mjaft interesante për kryetarin Gjorge Ivanov. Disa flasin në mënyrë satirike për të./Telegrafi/

https://twitter.com/theabhayk/status/942829741060616192

Exit mobile version